THUAJSE NË ÇDO LAGJE, SIGURIA NDAJ TENSIONIT TË LARTË LË PËR TË DËSHIRUAR .

Mjafton nje levizje e vogel ne rruget e qytetit per te pare shume kabina elektrike te cilat ndodhen jashte te gjitha kushteve normale te sigurise. kabina te pambyllura madje skane dyer fare por ka edhe raste te tilla si keto qe po shihni  ku sajohet nje dere me tela. . Unaza e qytetit te shkodres nje investim kaq I madh I qytetit te shkodres gjate gjithe gjatesise se ketij segmenti fare buze rruges ndodhen kabina elektrike pa asnje lloj sigurie apo mase mbrojtese per me teper kjo zone eshte e mbipopulluar duke shtuar keshtu rrezikshmerine.Kjo situate kaotike dhe absolutisht jashte cdo norme njerezore apo ligjore eshte prezente ne shume nga teresia e kabinave elektrike qe ndodhen ne qytetin e Shkodres. Rrezikshmeria shoqerore qe paraqitet eshte teper e madhe por perkundrejt kesaj interesimi dhe nderhyrja e instancave kompetente qartazi duket se mungon. Kjo neglizhence ka bere qe te kete edhe viktima, ne muajin shkurt te ketij viti nje 14-vjecare humbi jeten pas nje kontakti me nje kabell elektrik i gjendur jashte cdo parametri teknik ne nje rruge kalimi.Te ekspozuar ndaj kesaj rrezikshmerie jemi te gjithe ne qe cdo dite banojne apo kalojme prane ketyre zonave te rrezikshme.Mbare komunitetit nuk i mbetet gje tjeter vetem te shpresoje qe do nderhyhet ne permiresimin e kesaj situate perpara se ky fenomen anormal te shkaktoje te tjera viktima !

Artikulli paraprakFUSHË ARRËZ, INFRASTRUKTURË NË HIJE
Artikulli tjetërPËRPLASEN, NISHANI – RAMA