Të kthyer si rrjet “marimangash” dhe rrezik për jeten e qytetareve, problematika e kabllove ajror do të marrë zgjidhje në Lezhë.Bashkia ka ngritur grupin e punës, ku do të nisë këputja e çdo linje kabllore që është jashtë lejes së dhënë, ndërkohe po bashkepunohet me subjektet e shpërndarjes së internetit që kanë linja nentokesore për të vendosur aty te gjitha kabllot. Këte e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku.
Nëse nuk arrihet marrëveshja Bashkia Lezhë do të ndërtojë vetë rrjetin nëntokësor dhe kompanitë që do operojnë do të tarifohen.
Viti 2024 do të shënoje startin e këtij objektivi dhe reduktimit të kabllove ajrore dhe gjatë vitit 2025 do të marrë zgiidhje përfundimtare kjo problematike.