Kabllot e energjisë elektrike si dhe ato te telefonisë vijojnë të jenë një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Shkodrës.
Ndonese Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare paralajmeroi se do te kishte nje aksion te gjere per lirimin e hapsires ajrore nga kabllot e ndryshme , ne fakt situata ne qytetin e Shkodres vijon te jete e njejte dhe mjaft problematike. Dhjetra kilometra kabllo te te gjitha llojeve qe kalojnë nga shtylla ne shtylle ne te gjithe qytetin kane krijuar nje rrjete merimange te rrezikshme mbi kokat tona pasi Institucione dhe ente shteterore e private i kane dhene te drejten vetes te perdorin shtyllat e ndriçimit elektrik si varese te kabllove, qe furnizojne banesa e biznese me energji elektrike apo qe shperndajne sinjale telefonike e televizive ne te gjithe qytetin. Megjithëse AKEP ne shkresen drejtuar operatoreve, bashkive dhe Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike , paralajmeroj qe te gjitha linjat duhet te largohen nga shtyllat elektrike brenda dates 31 Dhjetor si dhe ne brendesi te zonave te banuara, deri me tani ende askush nuk e ka vene ujin ne zjarr per periresimin e kesaj situate Pra Shkresa te pafundme, afate te vendosura dhe burokraci, por qe rezultati final është i njejte. Qielli ne rruget e Shkodres vijon te gervishtet nga kabllot ajrore te kompanive private qe vijojne te refuzojne me force çdo ultimatum te leshuar nga institucionet pergjegjese .