Studiuesi Përparim Kabo ka promovuar në Shkodër librin e tij “Antropologjia e Artit”, një libër i cili i është kushtuar figurave të artit shqiptar si Mjeda, Fishta, Migjeni, Skender Drini, Reshpja, David dhe Genc Tukiçi dhe Tinka Kurti.
Studiuesi Kabo shprehet se do të ishte e pafalshme që të botojë vetëm për antropologjinë e kulturës europiane pasi edhe ajo shqiptare është e pasur dhe me personalitete të mëdha të artit e kultures.
Një prej arsyeve që Shqipëria nuk ka zhvillimin e duhur sipas studiuesit Kabo është edhe fakti që politikanët shqiptar nuk e kanë nivelin kulturor të duhur.
Duke folur edhe për promovimin e librit të tij në Shkodër, Kabo shprehet se Shkodra është qyteti i cultures.
Promovimi i librit “Antropologjia e Artit” i Përparim Kabos u organizua nga Rotary Club në Shkodër në mjediset e hotel “Colosseo”.