“Spitali rajonal i Shkodrës nuk ofron shëndetësi falas për pacientët. Përkundrazi, qytetarët janë të detyruar që të blejnë çdo medikament si shkak i mungesës dhe të përballen me fatura tejet të shtrenjta e të papërballueshme”. Kjo është deklarata e Paolo Kacerit, kryeinfermier i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës dhe pjesë e sindikatës së shëndetësisë.

Në dy vite të qeverisjes së vendit nga koalicioni i majtë, Kaceri deklaron se në spitalin e Shkodrës nuk është bërë asnjë lloj investimi.Kaceri thotë se shpesh i është drejtuar drejtuesve të spitalit me shkresa zyrtare por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.Spitali i Shkodrës është më i madhi në veriun e Shqipërisë dhe gjendja e tij vijon që të mbetet kritike duke mos patur medikamente apo duke lënë për të dëshiruar edhe në shumë pjesë të të tjera të shërbimit.

Artikulli paraprakLUFTA E KANABISIT, NË DY JAVË ASGJËSOHEN 93.601 RRËNJË
Artikulli tjetërPËLLUMBI: 12 FIRMA OPEROJNË ME LEJE