Në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka mungesë të theksuar të numrit të medikamenteve. Ndërsa një pjesë e tyre nuk janë cilësore në dobi të pacientëve.

Këtë shqetësim e rikthën në vemendje Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë Paolo Kaceri njëkohësisht edhe kryeinfermier në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

Për Sindikatën e Shëndetësisë ende ka një përceptim të lartë për korrupsionin në shëndetësi.

Në korrik të 2016-ës në koncesionin e hemo-dializës u përfshi edhe spitali i Shkodrës, ndërkohë që ky spital e kishte një repart tërësisht funksional, me pajisje relativisht të reja dhe pacientë të regjistruar.

Sipas KLSH-së, këto pajisje mund të zhvendoseshin në një spital tjetër, si ai i Kukësit, ku ky shërbim nuk ofrohet as nga shteti dhe as nga koncesionari.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar dhe abuzime të tjera në spitalin e Shkodrës, që lidhen me punime civile, blerje dhe manaxhimin e barnave etj.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NË 6 MUAJ 500 KËRKESA DIVORCI
Artikulli tjetërSPITALI, SHOFERET KUNDËR PAGESËS