“Urdhëri i infermierit në Shkodër nuk funksionon ashtu siç duhet dhe nuk i vjen në ndihmë infermierëve të Shkodrës”.
Kjo deklaratë vjen nga kryeinfermieri në repartin e kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës Paolo Kaceri. Sipas Kacerit urdhëri i infermierit vetëm merr paratë për kuatizacionet dhe nuk shërben për misionin që ka duke i lënë të vetmuar infermierët. Infermierët duke mos e patur në mbështetje urdhërin e infermierit dëmtohen ndjeshëm thotë Kaceri sepse në një farë mënyrë janë të pambrojtur në këtë pikëpamje. Sipas tij urdhëri i infermierit nuk bën asgjë tjetër veçse ekziston formalisht thjeshtë sa për të marrë kuatizacionet. Urdhri i Infermierit ka si mision ruajtjen e standardeve të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë, në ushtrimin e këtij profesioni dhe përfaqëson interesat e përbashkëta të infermierëve dhe po ashtu duhet të jetë i hapur për të gjithë anëtarët dhe t’i mbrojë ata. Në Shkodër pothuajse të gjithë infermierët janë të regjistruar tek urdhëri i infermierit ndaj kërkohet një përgjegjësi më e madhe kur shkelen të drejtat e infermierëve.