Kater vite pasi u perzune forcerisht, kompania qe kërkon të ndërtojë kater HECE në Kaçinar të Mirdites është rikthyer ne zonë dhe po bën presione për të nisur punen në zbatimin e këtyre projekteve. Ky është pretendimi i banoreve të 7 fshatrave, të cilet u mgriten në proteste këtë të diele.

Banoret janë të vendosur në betejen e tyre të cilen e kanë nisur që prej vitit 2019-të, per të mos lejuar mdërtimin e hidrocentraleve të cilet thajnë burimet ujore dhe dëmtojnë rëndë mjedisin.

Koncesioni për HEC-et në Kaçinar të Mirditës është dhënë në vitin 2018, por deri tani banorët e 7 fshatrave përmes protestave të vazhdueshme nuk e kanë lejuar kompaninë të nisë punën.

Artikulli paraprakPD HAP FUSHATËN ELEKTORALE NË LEZHË
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 17 PRILL 2023