Mirditë/Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte.
Gjithashtu, Policia ka identifikuar bashkëpunëtorin e këtij shtetasi dhe vijon punën për kapjen e tij.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 170 bimë narkotike.

Procedohen penalisht për shpërdorim të detyrave, kryetari i fshatit Shpërthaz dhe 2 specialistë të pyjeve në këtë fshat.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në çdo skaj të rrethit, në vijim të planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mirditë finalizoi operacionin policor të koduar “Kaçinari”. Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi N. M., banues në fshatin Shpërthaz, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i këtij shtetasi, shtetasi F. B..

Shtetasi N. M. u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në mënyrë të shpërndarë dhe kamufluar nën pemë në pyllin e fshatit Shpërthaz.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin K. K., kryetar i fshatit Shpërthaz dhe për shtetasit N. T. dhe F. F., specialistë të pyjeve në këtë zonë.

Punohet për kapjen e shtetasit F. B..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakFLUTURONI NGA AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS ME ABONIMIN “ALL YOU CAN FLY”
Artikulli tjetër“VETËM PAK KILOMETRA NGA SHKODRA”, RAMA NXJERR VIDEON DHE ZBULON PARAJSËN E FSHEHUR NË BUNË