Përveç shërbimit të kafesë dhe sendeve të tjera, shërbente edhe kokainë dhe marijuanë.

Në pranga përfundoi një 32 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili furnizonte pjesën jugore të Brescia-s me kokainë si dhe një menaxher 40 vjeçar i një bari.

Gjithsej, policia sekuestroi një kile e gjysmë drogë.

Operacioni nisi pas njoftimeve nga disa banorë, të cilët informuan për një “Citroen C3” që përdorej për të transportuar drogën në zonën jugore të qytetit.

Pasi ndoqën makinë e drejtuar nga shqiptar, duke kryer ndalesa të shumta për të dorëzuar porosinë, agjentët e policisë mbërritën në një bar, duke gjetur një qese plastike me kokainë të paprerë.

Në këtë pikë, policia prangosi dy personat. Pas kërkimit të makinës dhe shtëpisë së tregtarit 32 vjeçar të drogës, u sekuestruan 130 gram kokainë, 1890 euro dhe 13 gram marijuanë.

Në duart e agjentëve përfunduan edhe telefonat celularë të përdorur nga shqiptari për të komunikuar me klientët.

Artikulli paraprakDEVIJOHET FLUTURIMI BERGAMO – TIRANË, AVIONI ULJE TË DETYRUAR NË ANCONA
Artikulli tjetërARRESTOHEN 6 TREGTARË, SILLNIN RROBA KONTRABANDË NGA TURQIA