Jo vetëm brohoritje në kor apo duartrokitje, në shtatë ditë protestë, studentët kanë goditur edhe me pankartat e tyre.
Përmes parullave të frymëzuara nga memet aq të përdorura në rrjetet sociale, ata kanë zgjedhur një tjetër formë për ti dhënë jehonë zërit të tyre.
Ironike, sarkastike, atdhetare, në shqip apo në anglisht memet janë shpërndarë në të gjithë rrjetin për t’u kthyer në virale. Ja disa prej tyre.
Studentët protestojnë prej 7 ditësh për të drejtat e tyre dhe nuk pranojnë të ulen në bisedime me kryeministrin Edi Rama për kërkesat e parashtruara ndaj qeverisë, ndonëse shefi i ekzekutivit tha se nuk do ketë lëvizje nëse nuk ka bisedime.
Studentët e mjekësisë, kanë zgjedhur një tjetër formë proteste, ndërsa nisën marshimin drejt MASR, ato kënguan në kor vargjet e përgatitura nga vetë ata:
Vjen dhjetori me protesta
Ne marshojmë nuk bëjmë festa
Vjen dhjetori me shumë zhurmë
Janë studentët bashkë në turmë
Vjen dhjetori bëhen thirrje
Janë studentët duan zgjidhje
Sytë tek ne e gjithë Shqipëria
Arsimi nuk është në burg, arsimi është liria
Në prag të ministrisë qëndrojmë të vendosur
Të nxjerrim në dritë arsimin e përdhosur
Larg politika larg parlamenti
Dhjetori është i yni, është dhjetor studenti
Të gjitha shkollat, nga gjithë Shqipëria
Bashkohen me ne, marshon sot Rinia.