Në lidhje me situatën e krijuar nga qentë e rrugës në qytetin e Shkodrës, ka reagur zëvëndës drejtori në spitalin rajonal të Shkodrës, Egir Lezha. Sipas statistikave të fundit, Lezha tha se gjatë muajit dhjetor janë paraqitur në spital vetëm 17 pacientë të kafshuar nga qentë, ndërsa nga 1 janari dhe deri më sot 3 raste.
Zëvëndës drejtori tha se janë të pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme për të përballuar këtë situatë.
Lezha I bëri thirrje të gjithë qytetarëve paraqiten menjëherë në spital për të marrë shërbimin mjeksor në rastet kur kafshohen nga qentë.
Te kontaktuar nga Star Plus, sipas drejtuesve të Bashkisë Shkodër, përveç dy strehave aktuale të qenve dhe punës ne terren per heqjen e tyre gjatë këtij viti do të nis puna per nje tjeter strehëz me kapacitet më të madh me qëllim zgjidhjen perfundimtare të fenomenit të qenve të rrugës qe vijon prej vitesh në Shkodër. Nga ana tjetër, Bashkia me ekipin e veterinereve bejne sterilizimin dhe mikroçipimin e qenve endacak. Gjithashtu, Bashkia Shkodër fton qytetarët që për çdo rast që evidentojnë të qenve të rrugës të denoncojne prane strehezave të Bashkise Shkodër.