Qentë endacakë janë kthyer në një problem serioz në qytetin e Shkodrës. Mjeku Astrit Lahi tregon se çdo ditë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës paraqiten rreth 5 pacientë, për shkak të kafshimit nga qentë e rrugës.
Mjeku Lahi thotë se kjo është një situatë tejet shqetësuese pasi qentë janë të vaksinuar dhe mund të qojnë në infektimin e pacientëve pasi mbartin sëmundje.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura, situata vijon të mbetet e njëjtë në Shkodër. Kohët e fundit numri I personave të cilët paraqiten në urgjencë nga kafshimi I qenve është në rritje, ndaj institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për zgjidhjen sa më parë të këtij problem.