Kakavijë – Trafik e prodhim droge, 5 në pranga për 21.1 kg kanabis

Goditet një rast i “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe një rast i “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ” në Kavavijë.21.1 kg kanabis janë sekuestruar në dy operacione të ndryshme gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa janë arrestuar 5 persona. Arrestimet e para u kryen në orët e para të mëngjesit në afërsi të Piramidës 28, ku punonjësit e policisë kufitare që kryenin patrullim në vijën e gjelbër konstatuan katër shtetas të cilët nxorrën dy çanta krahu nga automjeti tip “Wolsvagen”, me targa YXB 2403 ku dyshohej se ishin të mbushura me lëndë narkotike. Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën duke bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit në brendësi të dy çantave rezultoi të kishte 21 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.Lënda narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. Ndërsa nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Fatos Agaçi ,36 vjeç, banues në Suk 1,Fier. Andrea Cjapi ,24 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier. Frederik Hyrija ,21 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier. Krenar Llanaj ,30 vjeç, banues në Cakran ,Fier. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim “. Po në Kakavijë, nga Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjetit tip “Opel Astra”, me targa YMK 6696, me drejtues shtetasin Ernest Haxhiaj, u evidentua një pako e mbështjellë me qese plastike në një çantë dore . Policia menjëherë ka bërë bllokimin e mjetit duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjet 1 pako e mbështjellë me qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 100 gr. Policia arrestoi 25-vjeçarin, banues në Tepelenë, si posedues të lëndës narkotike. Ndërsa materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Artikulli paraprakRAMA:NUK JEMI TE PAKRITIKUESHEM POR JEMI KOALICION REFORMIST
Artikulli tjetërISIS MERR PERGJEGJESINE PER SULMIN ME THIKE NE MINESOTA,SHBA