Në tetorin e vitit të kaluar përfundoi rinkonstruksioni i rrugës që të çon në kalanë e Drishtit pjesë e njësisë administrative Postribë. Pas përfundimit të këtij aksi pritej që të fillonin të tjera investime të cilat do të terhiqnin turistët vendas dhe të huaj.
Në prag të nisjes së sezonit turistik Arben Buaj një nga banorët e paktë që jetojnë akoma aty shprehet i shqetësuar për mungesën e investimeve në atë zone për promovimin e turizmit.
Përveç historisë që ka në kalanë e Drishtit gjenden edhe shumë monumente të tjera kulturore të cilat datojnë shekuj më pare.
Shpesh herë turistët kanë kërkuar të qëndrojnë më shumë se një ditë në Drisht por nuk kanë pasur se ku të flenë për shkak të mungesës së strukturave akomuduese.
Numri i vizitorëve që vizitojnë kalanë e Drishtit çdo vit sa vjen dhe shtohet ndaj dhe investimet në atë zonë priten sa më shpejt nga banorët atje për t’i dhënë një tjetër zhvillim.