Është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilën ende banohet. Kalaja e Drishtit vetëm 15 larg nga qyteti i Shkodrës pjesë e njësisë administrative Postribë, gjendet në një kodër 800 metra të lartë. Momentalisht aty jetojnë më pak se 10 familje sepse pjesa tjetër është shpërngulur. investimi i bërë kohët e fundit për rrugën e kalasë, por edhe ndërtimi i muzeumit brenda mureve të saj, u kanë dhënë shpresë banorëve të këtushëm se do të ketë një rritje të fluksit të vizitorëve, gjë që do t’u krijonte mundësi më të mira jetese nëpërmjet ndonjë aktiviteti tregtar.

Lidhur me këtë Fondi Shqiptar I Zhvillimit hartoi edhe një projekt për investim në këtë zonë që synim kishte rivitalizimin e zonës së kalasë së Drishtit, evidentimin dhe forcimin e gjurmëve historike, restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve dhe hapësirave brenda kalasë dhe kthimin e lagjes së banuar në gjendje funksionale dhe tërheqëse për turistët. Mirëpo zbatimi I këtij projekti që iu prezantua banorëve të zonës në shtator të vitit 2022 nuk ka nisur ende.

Këto familje që kanë zgjedhur të braktisin këtë zonë me potencial për zhvillimin e turizmit vijojnë të përballen me sfida të ndryshme ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë marrë ende përsipër të zbatojnë një projekt që do të ndihmonte në zhvillimin social dhe ekonomik të zonës. Sot, kur jemi më shumë se 1 vit pas nga prezantimi I projektit duket se shpresat janë të pakta për realizimin e projektit të rijetëzimin dhe përmirësimin e vlerave të kalasë së Drishtit ndërkohë që numri I banorëve në këtë zonë vijon të ulet çdo ditë.

Artikulli paraprakDHUNOI BASHKËSHORTEN NË SY TË FËMIJËVE, ARRESTOHET 30-VJEÇARI NË LEZHË
Artikulli tjetërDËSHMIA, “I QËLLOI ME ÇIFTE SE BËNË ZHURMË”