Ndonëse ky monument edhe pse i lënë në harresë vizitohet vazhdimisht nga turistë të ndryshëm, në sezonin turistik mbeturinat janë përhapur kudo rrëzë mureve të kalasë.Kësaj panorame i shtohet edhe prania e bagëtive që kullosin në bimësinë që ndodhet pranë mureve rrethuese të kalasë.Ndotja e madhe e kalasë duket se kryhet nga vetë banorët e zonës, ndërkohë që edhe mbledhja e plehrave dhe pastrimi i zonës nuk bëhet vazhdimisht, gjë e cila bën që të zhytet mes plehrave.

Në ambjentet e kalasë aty ku banojnë 8 familje, nuk ka kosha për mbeturinat saqë banorët tregojnë jashtë kameras se detyrohen shpeshherë ti vënë flakën mbeturinave sepse krijohet një ndotje e madhe dhe asnjë prej institucioneve nuk ka reaguar deri më tani. Turistët ndonëse të paktë të cilët njihen nga afër me kalanë në të cilën ka kaluar dhe ka shkruar shkrimtarja e njohur britanike Edit Durham për fat të keq përballen me një realitet krejtësisht të kundërt.

Mbeturinat nisin që në hyrje të kalasë e vazhdojnë deri në disa pjesë të ndryshme. Jashtë kameras banorët e zonës bëjnë të ditur se askush nuk mendon për të pastruar mbeturinat. Në momentin e parë në vend që të shijojnë lashtësinë e Kalasë së Drishtit vizitorët nga shumë vende të botës përhumbin mes këtij grumbulli të mbeturinave që nuk pastrohen prej shumë kohës.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META PRET KREUN E KOMUNËS SË TUZIT GJELOSHAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, PD: SHOQËRIMI I BUSHATIT NJË AKT I TURPSHËM