Banoret e fshatit Boks ne Postribe, kane protestuar sërish ndaj kompanisë italiane, që është vendosur ne këtë zone conform te gjitha rregullave ligjore dhe me te gjithë dokumentacionin e nevojshëm .
Banoret janë konfrontuar edhe me policinë pasi sipas tyre janë dëgjuar shpërthime te cilat dëmtojne banesat e tyre.Sipas banoreve, me dëmtimin e gurëve zhduket një pjese e vyer e historisë. Veç gjurmëve te qytetërimit ilir, kalaja e Krahtulit ka një sere vlerash pasi ndodhet ne një zone te pasur arkeologjike qe ekzistojnë edhe disa shpella qe mbartin histori shekullore.