PROTESTOJNË BANORËT, NJË FIRMË FANTAZËM KËRKON TË MARRË GURËT SHEKULLOR. Një firmë po kërkon që të marrë gurët shekullor të kalasë 2700 vjeçare të Krahtulit në fshatin Boks të Komunës Postribë, një prej qytetërimeve më të vjetra. Banorët e zonës aty pranë protestojnë dhe nuk do lejojnë që historia mijëvjeçare të tretet kaq thjeshtë. Një studiues i asaj Kalaje dhe autor i disa librave për Postribën tregon vlerat dhe zbulimet e bërë në kalanë e Krahtulit.
Banorët shprehen tejet të irrituar e madje kanë firmosur edhe një petecion me mbi 260 firma që është dërguar deri në disa Ministri. Banorët tregojnë se përveç historisë së lashtë ka edhe dëme shëndetësore. Nga kalaja e para pak viteve e Krahtulit tashmë nuk ka mbetur edhe aq shumë. Nëse firma të tilla arrijnë të marrin gurët mijëvjeçar atëherë shuhet një pjesë e konsiderueshme e identitetit tonë kombëtar.