Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kalaja e Rozafës të cilën e cilësoi si “mirëseardhje e parë drejt mikpritjes shkodrane”.

‘Miremëngjes dhe me Kalanë e Rozafës si mirëseardhje e parë e mikpritjes shkodrane, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Rama.

Tashmë e ndriçuar edhe gjatë mbrëmjes dhe e mirëmbajtur, kalaja tërheq vizitorë në çdo stinë.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË PREMTE
Artikulli tjetërPËRPLASI PËR VDEKJE SHTETASIN FRANCEZ, VIHET NË PRANGA 23-VJEÇARI