Kalaja e Rozafës përmes arkitektures, dhe vlerave historike, mbetet një atraksion për turistët e trevave te ndryshme shqiptare. Për vizitorët është intriguese historia e ndërtimit të kalasë shekullore, por edhe mënyra se si është realizuar mbrojtja nga kjo pikë strategjike.Fundjava është koha me e mire për turistët te cilët shprehen se ndjehen të tërhequr nga arkitektura, lashtësia e kësaj kalaje, por dhe nga pamja që ajo ofron.
Historia dhe muret e lashta te saj tërheqin jo vetëm vizitoret vendas por edhe ata te huaj.Me i frekuentuari mbetet Muzeu i Kalasë i cili mbart objekte nga periudha e “Neolitit” përshkruar nga një histori e lashtë qytetërimi. Mozaiku dhe flamuri i vitit 1914 kur Shkodra u çlirua nga rrethimi janë objekte unike. Ne këtë mënyre shume kush qe ndal hapin ne qytetin e Shkodrës, cakton ne axhenden e tij qe vizitën e pare ta beje ne kalanë “Rozafa”.