Në çdo stinë të vitit kalaja Rozafa në Shkodër frekuentohet nga shumë turistë të huaj dhe vendas. Edhe këtë të dielë dhjetra turistë nga vende të ndryshme të botës u ndalën të vizitonin kështjellën në hyrje të qytetit. Historia e veçantë e Rozafatit është një prej gjërave që i tërheq më shumë turistët e huaj..
“Unë jam nga Dubai dhe kam ardhur këtu për pushime. Po bëj një udhëtim në të gjithë Shqipërinë dhe u ndalëm në fillim në kalanë e Shkodrës. Është një kala shumë e vjetër me një histori interesante dhe ka një pamje shumë të bukur dhe të veçantë. Me të vertëtë është shumë shumë e bukur.”
“Unë jam nga Republika Çeke. Aktualisht po jetoj në Malin e Zi. Vendosa të vij dhe të vizitoj Shqipërinë sepse është afër me vendin ku jetoj por edhe sepse gjithashtu kam qënë një herë duke shkuar në Tiranë dhe kur po dilja nga qyteti i Shkodrës pashë këtë kala dhe thashë me vete unë duhet ta vizitoj me patjetër një herë në jetë. Kur e pashë në fillim thashë o Zot sa e madhe dhe sa lart që ndodhet dhe është e vërtetë. Ka një pamje të bukur dhe një histori të veçantë. Me sa lexova është shumë e vjetër dhe është thjeshtë e mrekullueshme,”
“Unë jam nga Mali i Zi. Sigurisht që është e mrekullueshme sidomos historia e kësaj kalaje. Më intereson shumë të mësoj më shumë në lidhje me historinë e Ballkanit. Prandaj jam shumë i lumtur që e vizitova këtë kala dhe ta shoh me sytë e mi atë që kam lexuar në interenet.”
Sipas statistikave, këtë vit Kalaja Rozafa ka patur një numër më të madh turistësh të huaj krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar.