Drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër Majlinda Laçaj gjatë një dalje publike për mediat ka lajmëruar se Kalaja e Shkodrës do të pajiset së shpejti me biletari elektronike.

Ky financim i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, sipas Laçajt do t’i shërbejë rritjes së numrit të turistëve në kala. Sa i përket turistëve, Laçaj tha se në periudhën Janar, Shkurt dhe gjysmën e muajit mars, numri i tyre ka pësuar një rritje me 27% nga viti i kaluar. Kalaja e Shkodrës mbetet vendi ikonëe turizmit në qytet. Vetëm gjatë vitit 2016 këtë monument e vizituan një numër rekord prej 40 000 turistësh vendas dhe të huaj.

Artikulli paraprakSËMUNDJA E GJEDHIT,NË FUNDJAVË NIS KOMPESIMI I FERMERËVE
Artikulli tjetër“BUKA N’STRAJCË”SI FORMË E ULJES SË OBEZITETIT