Kalaja “Rozafa” edhe këtë vit vlerësohet si monumenti më I vizituar në Shkodër. Vetëm në muajin korrik, 11 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar dhe janë njohur nga afër me historinë dhe madhështinë e monumentit mijëravjeçar. Këtë të martë, shumë prej vizitorëve ishin emigrantë shqiptarë, të cilët e vizituan kalanë me familjarët e tyre.
Ndërkohë, përgjegjësi I muzeut të kalasë, Ndriçim Mlika thotë se turizmi në Shqipëri është ekonomik dhe se turistët zgjedhin Shqipërinë për shkak se vendet e tyre fqinje kanë rritur standartet e turizmit.
Në 6 muajt e parë të vitit, kalaja “Rozafa” është vizituar nga mbi 66 mijë turistë të huaj, duke njohur një rritje të madhe krahasuar me një vit më parë.