Turistë të shumtë vendas dhe të huaj janë ndalur të vizitojnë këtë të dielë kalanë Rozafa në qytetin e Shkodrës. Pamja magjepse që të ofrohet nga kalaja për shkak të pozicionit në të cilën ndodhet është edhe një ndër arsyet që turistët e huaj kanë zgjedhur ta vizitojnë.
“Po është hera e parë që vij në Shqipëri. Jam e lumtur që jam këtu, ndihem e surprizuar nga gjithçka në vendin tuaj, është shumë bukur. Na pëlqen pamja që të ofrohet, ushqimi shumë i shijshëm si dhe njerëzit shumë të mirë”.

Për turistët vendas kalaja Rozafa mbetet ndër pikat e preferuara për të kaluar fundjavat me të afërmit apo shoqërinë e tyre.

Kalaja Rozafa vijon të vizitohet nga një numër i konsiderueshëm turistësh. Pamja si dhe historia e Rozafatit janë dy pikat kryesore që nxisin turistët të vizitojnë kalanë në çdo stinë të vitit.

Artikulli paraprak80 VITE NGA VRASJA E DËSHMORËVE TË VORFËS
Artikulli tjetërRESTAUROHET KISHA KU U MBAJT KUVENDI I ARBËRIT