MLIKA: QERSHORI SHUMË MË I SUKSESSHËM SE VITIN E KALUAR .
Këtë vit Kalaja e Rozafës është duke kaluar të gjitha parashikimet nga frekuentimi i tursitëve ditorë. Sipas përgjegjësit të muzeut pranë kësaj Kalaje, Ndriccim Mlika, frekuentimi për muajin qërshor ka qenë shumë më i suksesshëm se vitin e kaluar.
Pavarësisht se të dhënat e frekuentimit të turistëve janë shumë të mira, fundjava duket se ka një numër shumë të vogël të pranisë së tyrë në Kalanë Rozafa. Shkak sipas Mlikës janë kushtet atmosferike ato që mund të rrisin apo të ulin fluksin. Në ditët kur kushtet janë më diell sidomos gjatë fundjavës, ashtu sicc e shikoni dhe nga pamjet ka një numër të vogël turistësh pasi është plazhi ai që preferohet më shumë. Ndërkohë që në fillim të javës e sidomos kur kushtet atmosferike nuk janë të favorshme për plazh bën që të ketë një frekuentim më të madh. Kjo sicc duket ka bërë dhe diferencën këtë sezon turistik për në Kalanë e Shkodrës. Ama mbetet për tu përgëzuar dhe puna e mirë qoftë nga agjensitë turistike apo dhe vetë drejtuesit e Kalasë për të thithur sa më shumë turistë.