Kalaja e Rozafes vazhdon te jete vepra me “magnet” ne qytetin e Shkodres per sa I takon terheqjes se turisteve.
Muret e gurta, rruget e kalldremta dhe legjenda e vecante e ketij monumenti historik jane arsyet kryesore qe per shtetasit e huaj kjo pike eshte bere ndalesa e preferuar. Jo vetem kalaj por edhe shume pika te tjera turistike mbeten mjaft te vizituara nga ta. Papastertia apo mungesa e nje zyre informimi turistike vazhdojne te jene pakenaqesite qe turistat shfaqin. Vete turistet e huaj qe zgjedhin Shkodren si nje destinacion per te vizituar, krahas mikpritjes dhe bukurive te rralla , kerkojne me shume vemendje ndaj ketij sektori. Shkodra mbetet nje nga zonat e rendesishme turistike ne Shqiperi ku zhvillohet turizmi malor , detar dhe Liqenor.