NUMRI I TURISTËVE GJITHNJË E NË RRITJE. Në kalanë e Rozafës janë ngjitur një numër I madh vizitorësh që tregon nje numer rreth 30 % me te madh se nje vit me pare.
Cilësisht vizitorët janë kryesisht ata që prekin bregdetin dalmat dhe që nëpërmjet organizimeve të kompanive të udhëtimeve nga Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria, vijnë në Shkodër, Me një mesatare ditore të rendit 90 turistë të huaj të zyrtarizuar në grup, është tashmë një moment ku francezë dhe britanikë, gjermanë dhe hollandezë, por edhe italianët që nuk mungojnë asnjëherë, por ka dhe deri polakë e çekë, hungarezë dhe biles serbë dhe malazias, apo edhe portugezë dhe spanjollë, që po e bëjnë një ritual të vazhdueshëm vizitën në qendrat muzeale të qytetit më të madh në veri. Nga të dhënat deri tani del se është shtuar me rreth 30% qëndrimi në 48 orë e grupeve të mëdha dhe ky është një sukses në vete.
Ky është edhe momenti i rritjes së turizmit në zonën e madhe të Shkodrës dhe patjetër që është rritja më e madhe e krijuar në 20 vitet e fundit duke sjellë kështu një optimizëm të jashtëzakonshëm edhe në sektorin përkatës të administrimit si lokal dhe privat të aseteve të mëdha turistike në përgjithësi.