Studentët e departamentit të arteve, në universitetin “Luigj Gurakuqi” prezantuan ekspozenë me motive arkitekturore të kalasë “Rozafa”. Ekspozita me rreth 25 punime u hap për vizitorët në oborrin e tretë të kalasë ndërsa tërhoqi vëmendjen e shumë prej tyre. Petrit Bilali, përgjegjës I drejtorisë rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, njëkohësh pedagog në departamentin e arteve tregon për fillimet e këtij projekti dhe mëbshtetjen që gjeti tek studentët.
Pedagogu Rubin Mandija tregon llojet e teknikave të përdorura nga studentët.
Eduard Logu, një nga studentët tregon përshtypjet në fillim të projektit dhe sa I kënaqur është me rezultatin.
Workshopi “Art dhe Trashëgimi” zgjati për rreth një muaj e gjysëm, ndërsa hapja e kësaj ekspozeje përmbylli edhe javën e aktiviteteve dedikuar Ditës Botërore të Trashëgimisë dhe Siteve Kulturore nga DRTK Shkodër.