Ky grumbull mbeturinash prej shumë ditësh është stacionuar në rrugën e kalasë “Rozafa”. Ndonëse sezoni turistik është në kulmin e tij, askush nuk mendon për të pastruar këto mbetje. Mbeturinat në rrugën kryesore që të çon në fortesën e Rozafatit ndodhen në disa pjesë të ndryshme. Jashtë kameras banorët e zonës por edhe disa prej shitësve të dyqaneve bëjnë të ditur se askush nuk mendon për të pastruar mbeturinat.
Ata thonë se ky imazh që vjen direkt e në sytë e turistëve patjetër që ka një ndikim negative. Vizotorët e huaj, shumica prej tyre mbesin të shtangur kur përballen me atë pamje. Gjatë sezonit të verës ku edhe temperaturat janë të larta përveç imazhit po ashtu edhe era që kundërmon është një shqetësim më vetë jo veç për banorët por edhe për turistët e huaj. Kjo është një prej pjesëve të kalasë ku turistët preferojnë ta ngjisin në këmbë duke shmangur ngjitjen me makinë deri në gjysmën e rrugës ku ndodhet parking. Në momentin e parë në vend që të shijojnë lashtësinë e Rozafatit, vizitorët nga shumë vende të botës përhumbin mes këtij grumbulli të mbeturinave që nuk pastrohen prej shumë ditësh. Është e pafalshme një situatë e tillë në pikun e sezonit turistik në një objekt siç është kalaja Rozafa, busulla kryesore e Shkodrës dhe më e kërkuara për tu vizituar si nga të huajt ashtu edhe nga vendasit. Natyrisht që fajtorë të kësaj gjëndje padyshim janë të gjitha instuticionet që kanë varësi në kalanë “Rozafa” në çfarëdo lloj kuptimi të mundshëm. Madje dëshmitarët e përditshëm që janë banorët dhe shitësit nuk ngurojnë të thonë se në kalanë Rozafa këtë vit fluksi i punës është përgjysmuar krahasuar me vitin e kaluar. Sipas tyre shkaqet janë të shumta dhe një ndër to janë edhe mbeturinat e papastruara. Për të mos mjaftuar, mbeturinat në Rozafat janë një refren që përsëritet shpesh herë duke ia zbehur disi vlerën kështjellës shekullore të Shkodrës.