Kalaja “Rozafa” nuk ka fluks të turistëve vetëm në fundjavë. Këtë të hënë, numri I vizitorëve, kryesisht të huaj ka qenë goxha I lartë. Grupe të vogla por edhe guida të mëdha turistike nga Hollanda, Franca, Anglia përveçse u njohën me historinë e kështjellës mijëra vjeçare, shijuan edhe pamjen piktoreske nga të gjitha këndet e kalasë.

Kalaja “Rozafa” pas dy viteve pandemi dhe kufizimesh të shumta po njeh një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Vetëm në muajin qershor mbi 10 mijë turistë vizituan këtë kala.

 

Artikulli paraprakFERMERËT E MALËSISË SË MADHE NË KRIZË PËR PUNËTORË
Artikulli tjetërU ARRESTUA PËR DROGË, ZBARDHET DËSHMIA E GJERMANIT