Në ambjentet e kalasë Rozafa, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” në qytetin e Shkodrës hapën panairin me punime dore “Artizania e Vogël”.
Pjesë e panairit ishin pëlhura të qëndrisura nga vetë nxënëset por edhe të tjera të cilat ishin ruajtur me fanatizëm nga gjyshërit e tyre.
Drejtorja Kadija vlerëson aktivitete të tilla kulturore si shumë të rëndësishëm në formimin e brezit të ri.
“Edukimi përmes kulturës” është një nismë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me të gjitha Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, ku synohet promovimi I vlerave kulturore kombëtare tek fëmijët në shkolla 9-vjeçare, por jo vetëm.