Ish-administratori i Vllaznisë Neritan Kalamishi nuk ka asnjë informacion ende për shkarkimin e tij nga ai post. Kalamishi në një rrëfim për “Star Plus” thotë se nuk ndjehet mirë nga mënyra komuniste që sipas tij po ndjek bashkia Shkodër. Për pasuesin e tij, administratorin e ri Astrit Gjyrezi, Kalamishi thotë se e ka mësuar përmes medias gjë e cila sipas tij vjen nga mosdija ose ka dashakeqësi.

260 milion lekë deklaron ish-administratori se i ka shpëtuar bashkisë Shkodër për Vllazninë ndërsa thotë se për administrimin nga ana e tij nuk ka vend për kritika. Neritan Kalamishi u shkarkua nga bordi i ri i Vllaznisë pa praninë e tij dhe duke emëruar Astrin Gjyrezin në atë post sërish pa praninë e Kalamishit i cili me shumë mundësi për disa çështje mund t’i drejtohet prokurorisë së Shkodrës.

 

 

INTERVISTA E PLOTE 

Artikulli paraprakPROTESTA NE KOSOVE, PROTESTUESIT DJEGIN DISA AUTOMJETE
Artikulli tjetërFunny Horoscope – 9.1.2016