Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia kanë zhvilluar një takim me trajnerët e akademisë për të diskutuar çështjen e trajnerit të ri të kësaj skuadre.

Administratori i Vllaznisë Neritan Kalamishi tha se ky takim është bërë në mënyrë që të mos gabohet në përzgjedhjen e trajnerit të ri.Duke folur për ndeshjen e radhës me Tiranën Kalamishi shpreson për një rezultat pozitiv.Sa i përket pagave të futbollistëve deklaroi se do të merren shumë shpejt dhe se deri tani ka qenë një çështje proceduriale.Ky takim me trajnerët e akademisë erdhi pas edhe disa mbledhjeve që ka zhvilluar bordi për të diskutuar kryesisht për teknikun e ri të Vllaznisë.

Artikulli paraprakSKLLAVËRIA MODERNE, SHQIPTARJA U SHIT QË 12 VJEÇ
Artikulli tjetërSËRISH PROTESTA NË MAL TË ZI, POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS