Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit shqiptar, nga java e 9-të dhe deri në javën e 13-të. Ky kampionat do të rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipit Kombëtar në kompeticionin Nations League. Sfidat e javës së 9-të të “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 19 dhe 20-tetor. Të shtunën e 19-tetorit do të luhen Laçi-Vllaznia dhe Egnatia-Teuta në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00 do të jetë Tirana-Dinamo City. Ndërkohë, të dielën e 20-tetorit do të luhen Bylis-Skënderbeu në ora 14:00 dhe në ora 17:00, Elbasani-Partizani. Java e 10-të e kampionatit do të luhet në fundjavën e 25-26 tetorit.
Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë Vllaznia-Partizani, që do të luhet të shtunën në ora 17:00, së bashku me Elbasani-Skënderbeu në të njëjtin orar. Ndërkohë, të premten e 25-tetorit do të luhen Bylis-Teuta dhe Egnatia-Dinamo në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00 do të jetë Tirana-Laçi. Java e 11-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 30-31 tetorit, ku spikat Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Të mërkurën e 30-tetorit do të luhen Laçi-Egnatia në ora 14:00, si edhe në ora 17:00 Skënderbeu-Partizani dhe Tirana-Vllaznia. Të enjten e 31-tetorit do të luhen në orën 17:00 dy ndeshje, Dinamo City-Bylis dhe Teuta-Elbasani. Java e 12-të do të luhet me 3 dhe 4-nëntor.
Të dielën e 3-nëntorit do të luhen Egnatia-Tirana në ora 14:00 dhe Vllaznia-Skënderbeu në orën 17:00. Ndërkohë, të hënën e 4-nëntorit do të luhen Bylis-Laçi në ora 14:00 dhe në ora 18:00, Partizani-Teuta dhe Elbasani-Dinamo City. Java e 13-të e kampionatit do të zhvillohet në fundjavën e 9 dhe 10-nëntorit. Në këtë javë të 13-të do të luhen të shtunën e 9-nëntorit Egnatia-Vllaznia në ora 14:00 dhe Dinamo City-Partizani e Teuta-Skënderbeu në ora 17:00. Ndërkohë, të dielën e 10-nëntorit do të luhen Laçi-Elbasani në ora 14:00 dhe Tirana-Bylis në ora 17:00.