Një qytetar amerikan mysliman dhe bashkëshortja e tij u futën gjatë një feste ditëlindjeje dhe sulmuan me armë zjarri duke vrarë 14 persona dhe plagosur 17, përpara se të dy të qëlloheshin për vdekje nga policia në zonën San Bernardino në Kaliforni.
Syed Rizvan Farook, 28 vjeç, i lindur në SHBA, ndodhej në festën që zhvillohej në një agjenci për ndihmën ndaj njerëzve me aftësi të kufizuar, por u largua i nevrikosur për t’u rikthyer sërish i armatosur sëbashku me bashkëshorten e tij Tashfeen Malik, 27 vjeç.Ata hapën zjarr në Qendrën Rajonale Inland në San Bernardino ditën e djeshme në mëngjes (me orë lokale).Farook, një spencialist mjedisor, ishte një mysliman i devotshëm dhe thuhet se në gjatë këtij viti kishte udhëtuar në Arabi Saudite dhe ishte rikthyer me nuse.Shefi i Policisë për San Bernardinon Jarrod Burguan tha se dy të dyshuarit e vrarë ishin me veshje luftarake dhe të armatosur me pushkë e pistoleta. Nuk ka informacione se ç’marrëdhënie kishin ata me njëri-tjetrin. Një i dyshuar i tretë u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe automjetit. Shefi i policisë tha se është e paqartë nëse ai ishte një nga personat e kërkuar apo thjesht dikush që po përpiqej të ikte për t’u mbrojtur. Burguan i cilësoi vrasjet në San Bernardino si një rast “terrorizmi të brendshëm”, por tha se nuk e di se cili mund të ketë qenë motivi. Por gjatë kësaj të enjteje, ne Uashington ne SHBA, atmofera e festave te fundvitit ka qene me e zymte. Guvernatori i Uashingtonit, gjaet fjales se tij para banoreve, u ndal ne heshtje ne homazh pikerisht per humbjen tragjike te 14 jeteve te njerezve nga terrorizmi ne SHBA dhe i ftoi te gjithe ne heshtje qe te mirepresin zbukurimin e pemes se krishtlindjeve ne qender te Uashingtonit.