Shërbimet e policisë kufitare “Hani i Hotit” kanë vënë në pranga një person për kalim të paligjshem të kufitit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet e ditur me datë 28.05.2018 u arrestua shtetasi Gim Lashaj 41 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se është Lashaj kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze – Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, me targe AA733GD duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas Pakistanez.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”