Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e liqenit Artificial.

Policia e kryeqytetit thotë se “rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Policia thotë se nga këqyrja paraprake, viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe “dyshohet të jetë vetëvarur”.

Nga ana e bluve po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak‘RAMA HARXHOI 1.4 MLN DOLLARË PËR 132 FLUTURIME JASHTË ME CHARTER PRIVAT’
Artikulli tjetërLAS VEGAS, SULM ME ARMË GJATË NJË FESTIVALI MUZIKOR