Automjetet elektrike të prodhuara nga prodhuesi i njohur i armëve të Rusisë “Kalashnikov” pritet të shiten për eksport për herë të parë, pas një marrëveshjeje me një kompani të madhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Marrëveshja përfshin dërgesat e para të eksportit të transportit elektrik të bërë nga Kalashnikov, dmth biçikleta elektrike UM-1 dhe makina elektrike UV-4”, tha ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm për shitjet e produkteve civile Olga Boytsova.

Automjetet u zbuluan më parë në forumin e Ushtrisë-2018. Të dyja mjetet mund të udhëtojnë deri në 150 km pa u rimbushur.

Makina ka një shpejtësi maksimale prej 80 km.

Sipas prodhuesit, automjetet janë të lehta për të operuar dhe mirëmbajtur, si dhe rrezik të ulët të shpërthimit ose zjarrit në rast të një përplasjeje.

Artikulli paraprakGRABITËSIT GODASIN ME THIKË PUNËTORIN DHE VJEDHIN 23 CELULARË, NJËRI ARRESTOHET
Artikulli tjetërKRIMI TRONDIT VENDIN/ 38 VRASJE ME DASHJE NË 8 MUAJ, MË E RËNDA MASAKRA E SELENICËS