Pamjet e një përplasje me armë të ndodhur në Vlorë, ku mbetën të plagosur 3 të rinj janë zbardhur gjatë ditës së sotme.
Ngjarja ndodhi me datë 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse. Në pamje duken 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri.

Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.

Në përplasjen me armë zjarri u përfshinë dy grupe kriminale me tre makina. Në makinën tip ‘Fiat’ kanë qenë Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj, te fuoristrada ka qenë Gazmend Canaj me dy persona të tjerë, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një makinë tip ‘Benz’.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Artikulli paraprakPAS SHERRIT ME TË FEJUARIN 20 VJECARJA I JEP FUND JETËS
Artikulli tjetërTRAFIK HEROINE E KOKAINE, DETAJE PËR GRUPIN E DROGËS