Konfirmohet në detyrë prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
Pas senacës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin këtë të martë duke e konfirmuar në detyrë Çelën. Vendimi është pritur me duartrokitje në sallë. Ndërkohë i pranishëm në seancë ishte edhe vetë Olsjan Çela si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Kandidat për prokuror të Përgjithshëm janë 4, bashkë me Çelën. Arta Marku, prokurore e përkohshme, por kërkon një mandat të plotë kushtetues. Në garë janë edhe Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit, dhe avokati Lulzim Allushaj.
Olsian Çela është rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.
Pas zgjedhjes se KLP-së, është kjo e fundit që i liston kandidatët. Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.