Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 8 personat të cilët ranë në pranga tre ditë më parë pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE.

Mësohet se për 5 prej tyre është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa tre të tjerët janë lënë në detyrim paraqitje.

Gazetari i Report tv Aldo Kozarja raporton se në detyrim paraqitje janë lënë A.Z., 32 vjeç, dhe K.M. ndërsa janë lënë në arrest me burg E. M., F. S., D. Q., R. H dhe shtetasi turk U.Ç 39.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e klandestinëve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Sipas policisë, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme euros

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 82 KOKRRA EKSTAZI DHE KANABIS, NË PRANGA 2 PERSONA
Artikulli tjetërSHTYHET GJYQI PËR FLORENC ÇAPJAN, GJYKATA VENDOS MASËN PËR TË ARRESTUARIT E TJERË