Një 39 vjeçar është arrestuar nga Policia vendore e Shkodrës pasi akuzohen se po ndihmonte 10 emigrante në kalimin e paligjshëm të kufirit. Operacioni i koduar “Muriqani” u zhvillua nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muriqani”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë një shtetas 39 vjeçar, banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKËPUTET BALLKONI I KATIT TË PESTË NË LEZHË
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NDESHJE MIQËSORE ME ARABINË SAUDITE