Një ditë më parë, prefektura e qarkut Shkodër bëri të ditur se në pikë kufitare të Hanit të Hotit kanë kaluar 6 shtetas shqiptarë të cilëve u është kërkuar të vetëkarantinohen në një nga strukturat akomoduese të bashkisë Malësi e Madhe.
Në të vërtetë, 6 personat kanë mbetur në mes të rrugës ku I është kërkuar që qëndrimin në hotel ta paguajnë nga të ardhurat e tyre. Ata kërkojnë që të autorizohen për të lëvizur drejt Tiranës.
Ata kanë treguar se të vështirësia më e madhe është të përballojnë shpenzimet.
6 shtetasit kërkohet që të karantinohen për një periudhë kohore 14 ditë, më pas do të autorizohen të udhëtojnë drejt banesave të tyre në Tiranë dhe Mirditë.