Një modele shumë e njohur ka refuzuar hyrjen në “Big Brother”.

Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e këtë e ka konfirmuar e ëma e saj, Xhoi Jakaj. Në një intervistë për “Wake Up”, ajo ka thënë se refuzimi ka ardhur si pasojë e angazhimeve të Oriolës në modeling.

“I ka ardhur, por nuk ka pasur kohë. Oriolës që në 15-vjeçe i kam thënë zgjidh gjithçka që ty të përshtatet në jetë. Të dy vajzat e mia, unë i lë të lira për të zgjedhur jetën e tyre”, ka thënë Jakaj.

Vlen të përmendet, se bukuroshja të shumtën e kohës e kalon larg trojeve shqiptare, duke qenë se është shumë e angazhuar si pjesë e “Guess”.

Krahas kësaj marke, Oriola bashkëpunon edhe më një sërë brendesh të tjera të njohura.

Artikulli paraprakSHBA BOJKOT DIPLOMATIK NË LOJËRAT OLIMPIKE TË PEKINIT, JA ARSYEJA
Artikulli tjetërI SHPALLUR NË KËRKIM PËR PLAGOSJEN E BËRË NË THETH, VIHET NË PRANGAT E POLICISË KLISMAN ÇUNI