Teksa ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se për koalicionin ‘Shtëpia e lirisë’ me LSI, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kishte folur me Ilir Metën, presidenti e ka mohuar këtë fakt.
Ai tha se nuk ka asnjë vendimmarrje në LSI dhe në opozitë.
“Ç’punë kam unë me LSI?! S’kam pasur asnjë rol në vendimmarrjen e LSI dhe të opozitës gjatë kësaj periudhe, A ju kam dhënë këshilla? Po! Ata s’i kanë dëgjuar kurrë këshillat e mia. Iu kam thënë; mos ikni kurrë nga parlamenti. Gjetën rastin që isha unë jashtë vendit, dhe e bënë fakt të kryer sikur ua kërkoi populli. E njëjta gjë me zgjedhjet vendore. S’mbaj asnjë përgjegjësi për aktet e opozitës.”, pohoi presidenti.