Presidenti Ilir Meta në vazhdën e diskutimit mbi firmosjen nga Stambolli të dekretit për lirimin e Bajram Begajt nga detyra e tij e shefit e shtabit të përgjithshëm, tha se ka pasur diskutime dhe debate për këtë çështje.

Ai tha për Syri.tv se gjatë këtij procesi ka komunikuar me Begajn dhe Peleshin.

“Këta ma kërkuan zyrtarisht lirimin e Begajt. Duhet të nxjerrësh një dekret dhe duhet një datë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situate. Nuk i jam përgjigjur Edi Ramës, por një luajaliteti mes institucioneve. Nuk u ndjeva në presion nga zgjedhjet e parakohshme. Kam një zyrë juridike në Presidencë, që është më siperiore për kompetencat. Kemi pasur disa mendime, disa debate për këtë çështje. Dhe ka prevaluar se kjo është rruga më e mirë dhe më e drejtë. E kam uruar. I uroj suksese. Nuk jemi takuar dhe kemi folur në telefon. Kam folur para dhe pas zgjedhjes. E kam uruar.”, tha Meta.

Artikulli paraprakA VLEN FIRMA NË STAMBOLL? META: PO TË ISHA NË TIRANË, DO E FIRMOSJA NË ZYRË DEKRETIN PËR SHKARKIM, NUK KA SHANTAZH!
Artikulli tjetërKEQARDHJE PËR SHQIPËRINË, VETËM NJË PIKË NË ISLANDË, ÇDO GJË E HAPUR NË GRUP