Dënim maksimal është kërkuar nga familjaret e 8-vjeçarit.

Ata kanë ngritur akuza ndaj pushtetit vendor, pasi sipas tyre nuk ka vepruar siç duhet. Nga mosfunksionimi i institucioneve, sipas tyre humbi jetën edhe një vogëlush.

“Po të ishte punuar kriminelët do të ishin identifikuar. Por pushteti vendor nuk ka punuar”, ka thënë një qytetare.

Ndërsa një tjetër familjar, prind i një fëmijë 8-vjeç nuk ka mbajtur do lotët, ndërsa ka kërkuar që policia të largohet dhe të lejojë që drejtësia të vendoset nga familjarët.

“Do t’i lutesha policisë të rrinin pak më lirë dhe e dinim ne se çfarë bënim me të. Një djalë e kam 8-vjeç, në moshën e Mateso. Sot ta lejë në dorë të popullit dhe e rregullojmë ne. Policia të largohet. Shikoni tani, policia nuk lejon babain të futet brenda”, është shprehur një nga familjarët e pranishëm aty.

Ndërkohë familjarët dyshojnë se Çalamani mund të jetë në Gjykatë.

Artikulli paraprakNJOFTIM PER BANORET, KU DO TE KETE STAKIM TE ENERGJISE NE SHKODER
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA S’DO TË KETË KURRË KAMPE EMIGRANTËSH,” RAMA REAGON PËR LAJMIN E ‘THE TIMES’