Kamëz – Fuoristrada përplas patrullën e policisë, plagosen dy policë,vdes nje tjeter 

Dy punonjës policie janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në Kamëz,nd;rsa nje tjeter ke vdekur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë shkollës “Ibrahim Rugova”. Mësohet se automjeti i policisë është aksidentuar nga një mjet tip “Fuoristradë”. Për pasojë janë dëmtuar dy policët, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre  efektiv policie ka gjetur vdekjen  si pasojë e një aksidenti në Kamzë, në bulevardin ”Blu” përballë shkollës ”Ibrahim Rugova”.Një automjet ka përplasur furgonin e patrullës së policisë i cili ishte i parkuar, ku efektivi Ervin Haxhia, 42 vjeç i komisariatit nr.5 ka mbetur i vdekur. Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur gjithashtu edhe 2 efektivë të tjerë policie të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjeti, me inicialet A.K.Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakISH DEPUTETI HOXHA,THIRRJE BASHES:LARGO TE KORRUPTUARIT NE KRYE TE PD
Artikulli tjetërAKSIDENT TEK ZONA E FERMENTIMIT