Një sulm vetëvrasës në një qëndër regjistrimi të votuesve në kryeqytetin afgan, Kabul, ka vrarë së paku 31 persona sot .
Më shumë se 50 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që goditi turmën që po priste në hyrje të ndërtesës, njofton BBC.
ISIS ka njoftuar përmes agjensisë së vet të lajmeve, Amaq, se e kreu ai sulmin.
Regjistrimi i votuesve filloi këtë muaj për zgjedhjet legjislative që do të zhvillohen në tetor.
Amaq njoftoi se njeriu me bombën vetëvrasëse kishte veshur një jelek me eksploziv dhe kishte në shënjestër qëndrën, e cila ndodhet në zonën Dashte Barchi në perëndim të Kabulit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dokumenta dhe fotografi të spërkatura me njolla gjaku në dysheme.Këpucë të hedhura dhe xhama të thyer vërehen në zonë dhe makina të mbushura me vrima.
Dëshmitari okular Bashir Ahmad tha se shumi viktima ishin gra me fëmijë që kishin ardhur për të marrë kartat e identitetit dhe të regjistroheshin për zgjedhje.
Ka pasur katër sulme të tilla që kurse ka filluar regjistrimi i votuesve pranë qëndrave prej një jave.Sulmi i kësaj të diele ka qënë më vdekjeprurësi qëkurse 100 persona u vranë në një zonë me godina qeveritare dhe ambasada në Janar.
Sulmi me eksploziv ka vënë në shenjë njerëzit që regjistroheshin për të votuar.
Ministri i Brendshëm i Afganistanit tha për BBC në fillim të këtij viti që si talebanët edhe ISIS godisnin civilët për të provokuar njerëzit kundër qeverisë dhe krijuar kaos.
Qeveria afgane ka kontroll të plotë mbi vetëm 30% të vendit ndërsa gjithë pjesa tjetër është nën kërcënimin e talebanëve dhe një pjesë më e vogël, të ISIS.
ISIS është duke luftuar kundër forcave ushtarake afgane dhe talebanëve